Kuriozitet

Serbi tranon Serbinë, puth flamurin shqiptar, shihni videon dhe binduni! (VIDEO)

Bëhet fjalë për Miroljub Petrovic, i cili përmes një video-je, ka uruar festën e flamurit, festë kjo të cilën e quan festë serbe, pasi sipas tij, flamuri shqiptar është flamur i heroit të madh, Skënderbeut, të cilin ai e quan serb.Profesori serb thotë më tej se Skenderbeu është stërgjyshi i tij.“Në vendet serbe, që aktualisht janë nën okupim, pra në Epir që sot e quajnë Shqipëri, pastaj Kosovë dhe në disa komuna në Serbinë qendrore është shënuar Dita e Flamurit, do të thotë bëhet fjalë për një festë serbe, sepse flamuri që ka valuar në këto toka serbe është flamuri i heroit më të madh të shekullit 15, stërgjyshit tim, Gjergj Kastrioti”, thotë ai.Më tej ai thotë se flamur të njëjtë kishin edhe Nemanjiqët, me shqiponjë dy krerëshe, me prapavijë të kuqe që është simbol i gjakut, betejave dhe luf*ës për liri.Në fund ai mbyll mesazhin e tij duke puthur flamurin shqiptar, e apeluar edhe ndaj serbëve të tjerë që ta bëjnë këtë gjest.

adm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *