Bota

Unë jam Selma. Jam ajo vajza që ishte mësuar për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes… [ Lexojeni..]

Es-Selamu Alejkum – Paqja qoftë mbi ju!Unë jam Selma. Jam ajo vajza që ishte mësuar për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ajo vajza që këmbëngulte që t’i plotësoheshin dëshirat e saj medoemos. Ajo vajza që nuk shqetësohej për asgjë dhe që kujtonte se bota rrotullohej veç rreth saj.Prindërit më kanë treguar moralin më të mirë dhe më kanë drejtuar për nga Islami. Zemra ime ishte e bindur që Islami është feja e drejtë. Lexoja libra për të, i flisja shoqërisë për fenë time të pastër, por sa i zbatoja vallë ato që lexoja e që thoja?Shumë herë ia drejtoja vetes këtë pyetje dhe dita-ditës ndjeja keqardhje.Në Ramazanin e vitit 2015, vendosa që të falja 5 kohët e namazit. Në shtator të po atij viti nisa shkollën e mesme në medresenë e Durrësit. Ndihesha mirë me veten, sepse falja namazin, dija disa sure dhe mendoja se mund të isha ndër më të mirat aty. Por hamendësimi im nuk ishte i vërtetë. Aty kishte shumë vajza që faleshin, që dinin më shumë sure, e madje ishin edhe me shami. Kjo më bëri që edhe unë të garoja për punë të mira.

Në atë shkollë, shpirti im gjeti qetësinë që kërkonte, sepse tashmë ndodhesha në një vend ku praktikohej feja ime. Teksa shikoja vajzat me shami, më vinte një dëshirë e brendshme që të bëhesha edhe unë një prej tyre. Në mendje kisha akoma copëza pasigurie, por vendosmëria ishte më e fortë. Ajo ka qenë lufta më e madhe me veten time.Atë vit, shaminë nuk e hoqa për asnjë moment në ambientet e shkollës. Me të ndihesha rehat, e kompletuar dhe ndjeja që lumturia më kishte kapluar. Për ditë me radhë mendoja se çfarë do të bëja, sepse e dija që duhej të merrja një vendim.Dhe e mora. Vendosa që të zbatoja urdhërin e Zotit tim. Herë gëzohesha, e herë mendoja për përgjegjësite e mia. Si mundej, që një çapkëne si unë, të vendoste shaminë? A do të mundesha të ndryshoja e të bëhesha ashtu siç një vajzë besimtare duhet të jetë?

Një ditë, pas të shumtave ditë mendimesh, u zgjova e qetë dhe me një vendim të sigurtë në mendje: të mbulohesha. Teksa shkoja për në shkollë, pashë reagime nga më të ndryshmet. Disa më shihnin me habi, e disa me keqardhje, por kjo s’e pengoi aspak vendosmërine time. Kur arrita në shkollë, vajzat më vinin me fytyra tepër të lumtura për të më uruar. Kjo ishte ndjesia më e bukur.Tashmë nuk isha thjesht vetëm Selma, por isha Selma me shami. Kjo më shtyu që të mësoja shumë për fenë dhe ja ku jam sot, pas 3 vitesh me shami, e më duket sikur kam një jetë me këtë kurorë.Shamia më ka falur lumturi, gëzim, shoqëri të mirë e shumë gjëra të çmuara. Natyrisht që kam hasur vështirësi, por ato vetëm sa më kanë forcuar karakterin dhe besimin tim.Kam ndryshuar. Jam bërë një Selmë me përgjegjësi dhe sfida të reja, një Selmë që mundohet të ketë kujdes në çdo lëvizje të sajën, një Selmë që përpiqet të adhurojë siç duhet Krijuesin e saj.E dua këtë Selmë! Unë tashmë e kam gjetur veten dhe lutem me zemër që të mos e humbas më kurrë atë!– Selma, Shijak

adm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *