Lajme

“Alfat” ndalojnë shoferin e Ali Ahmetit!

Nga burime diplomatike njoftohet se ditë më parë rreth katër vetura të njësitit special policor “Alfa”, e kanë kapur në prit shoferin e kryetarit të BDI-së në Shkup Sh., sepse ka patur indikacione të cilat është dashur të hulumtohen më tutje nga organet e rendit.

Me çka ata kanë ndaluar veturën e tipit “Audi” A6, por se çka është gjetur brenda saj nuk kemi arritur të konfirmojmë edhe përskaj disa informacioneve që ka redaksia jonë, vetëm se ky burim i sigurtë diplomatik i Almakos pohon se tabelat e kësaj veture kanë qenë falsifikat.

Më pas shoferi i Ali Ahmetit dhe një person tjetër shoqërues janë çuar në bisedë informative në stacionin policor Gjorçe Petrov të Shkupit, ku edhe janë mbajtur diku rreth 6 – 7 orë.

Deri më tani policia nuk e ka bërë publike këtë rast për arsye të panjohura, edhe pse burimet e Almakos theksojnë se në polici ekziston edhe procesverbali lidhur me këtë rast./Almakos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *