Kuriozitet

Kujdes: Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t’ju vr’asë

Në rast të ngrohjes së pakontrolluar të ujit, të cilën mund ta identifikoni sipas tingëllimës dhe vlimit të ujit që dëgjohen nga bojleri, e para që duhet të bëni është që të ndërprisni furnizimin me rrymë, aq më parë nëse në termometër shihni temperaturën e lartë, me kusht që termometri të jetë i saktë. Energjinë elektrike mund ta shkyçni edhe nëpërmjet ndërprerësit i cili furnizon bojlerin.

Në rast se nuk ka ndërprerës të tillë, shkyçni siguresën në të cilën është i lidhur bojleri, mirëpo nëse keni pajisjen automatike, me aktivizimin e saj shkyçni tërë rrymën në banesë, gjë që është më e sigurt.

Duke pasur parasysh që bojleri është nën presionin edhe të tensionit në të cilin ka ujë, puna më e mençur është që ta shkyçni derisa jeni duke bërë dush.

Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri i cili ka tokëzim të keq.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që gjithmonë, pa marrë parasysh a është tokëzimi i mirë apo jo, që bojlerin ta fikni para se të hyni në vaskë! /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *