Kuriozitet

E dhimbeshme,7-vjeçari ndërron jetë në krahët e prindërve

Mason Timmins është 7 – vjeçari i cili ka ndërruar jetë në krahët e prindërve të tij.Vogëlushi është një tjetër viktimë e sëmundjes së meningjitit, mjaft e përhapur kjo në Britani.Prindërit e tij Claire dhe Mark Timmins, kanë publikuar foton e cila tregon momentet e fundit të jetës së djalit të tyre, për të rritur ndërgjegjësimin mbi vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjes vdekjeprurëse të meningjitit.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë prindërve që të jenë vigjilent ndaj simptomave që lidhen me këtë sëmundje.Ndërsa, për sa i përket fotografisë, znj, Timmis ka thënë: “Ajo është mjaft tronditëse, por ajo që ne duam është që të ndihmojmë njerëzit për t’u ndërgjegjësuar”.

adm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *