Kuriozitet Lajme

E pabesueshme sa shpenzojnë shqiptarët për një nuse

Fustani i bardhë, fustani i natës së kënës, dimijat, fustanat e tjerë, stolitë e arit si dhe shumë e shumë gjëra të tjera që llogariten si të patjetërsueshme në Tetovë, kushtojnë me mijëra euro të cilët detyrohet të paguaj familja e dhëndrit.

Në bazë të një analize disa mujore ka konstatur që një nuse tetovare për t’i bërë përgatitjet e dasmës harxhon mesatarisht mbi 15-20 mijë euro.

Familjet me buxhet mesatar në Tetovë dëshirojnë që vajzës së tyre që martohet t’i bëjnë dhuratë se paku një palë dimija, një stoli ari ku mund të përfshihet një qafore apo një byzylyk dhe disa fustana.

Por, kjo nuk është e gjitha, shpesh këtyre dhuratave u bashkangjiten edhe mjete të teknikës së bardhë dhe pajisjeve shtëpiake.

Poashtu ka raste kur familja e vajzës vendosin që si dhuratë për martesë t’i dërgojnë vajzës së tyre veturë që llogaritet si një dhuratë mjaft e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *