Kuriozitet Lajme

“Gratë vinin për të lindur, infermieret shikonin filxhan”, dëshmia e ish-studentes për maternitetin e Elbasanit

Një ngjarje e rëndë ndodhi para disa ditësh në maternitetin e Elbasanit. Rexhina Debrova 25-vjeç, ndërroi jetë në sallën e operacionit 1 orë pas lindjes.

Familjarët e 25-vjeçares Rexhina Debrovës kanë protestuar sot para Gjykatës kundër mjekëve. Bashkëshorti i 25-vjeçares që vdi;q ka treguar se mjekët pas lindjes i kishin thënë se gjithçka shkoi mirë, ndërsa an;estezisti ishte larguar para kohe.

Kurse autopsia tregoi se 25-vjeçares i ishte bllokuar një nga venat që çon gjakun në mushkëri.Sipas autopsisë, shkaku ka ardhur nga koagulimi, mpiksja e gjakut.

Një ish-studente e Fakultetit të Infermierisë në Elbasan shprehet se praktikën e ka bërë në maternitetin e këtij qyteti dhe se këtë spital vetëm spital që nuk e quan, por magazinë.

 Deklarata e ish-studentes:

Pershendetje joq! Une jam nje ish studente e fakultetit te infermierise ne Elbasan. Praktiken e kam bere tek materniteti i ketij qyteti. Ajo godine nuk eshte nje spital por nje magazine. Cfare nuk kam pare ne kete spital. E para – Sjellja e mjekeve eshte shume arr;ogante.

Qe te takohesh me doktorin dhe ta pyesesh per paqartesi qe pacienti mund te kete duhet te kesh mik ose lek. Sa here qe nje paciente bente vizita duhet ti jepte lek mjekut. Qe infermieret te te sherbejne duhen paguar perndryshe vd;is aty ku je. Edhe roja tek dera donte 100 lek( te reja) sa here do hyje ne spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *