Bota Kuriozitet Lajme

Stamboll, mbi 300 mijë persona do të falin namazin e teravisë në sheshin Yenikapı

Në sheshin Yenikapı të Stambollit do të mblidhen mbi 300 mijë persona për të falur namazin e teravisë i cili organizohet nga Myftinia e Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Myftinia e Stambollit, në namazin e teravisë synohet pjesëmarrja e 313 mijë personave të cilët simbolizojnë shokët (sahabët) që morën pjesë në Luftën e Bedrit, e cila është lufta e parë mes mushrikëve të Mekës dhe muslimanëve në krye të të cilëve ndodhej pejgamberi.

Në program, namazi i teravisë do të falet me 20 rekate në mënyrën enderun, traditën osmane në kuadrin e 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit.Natën e 1 qershorit presim popullin tonë të marrë pjesë në programin historik të duasë së madhe”, tha Bilgiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *