Kuriozitet Shëndet

Ja pse çajit të zi shqiptarët i thonë “çaj rusi” .. A e ke ditur?!

Çaji i zi, apo Çaji i rusit, nuk rrjedh nga Rusia. Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë. Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.

Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.Çaji i zi në ish-Jugosllavi, vinte si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *