Bota Kuriozitet

Sadiq Khan shtron iftar në sheshin kryesor të Londrës së bashku me ..

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan dje ka çelur iftar me të rinjtë ne sheshin kryesor, Trafaglar, duke mbledhur qindra agjërues dhe joagjërues nga metropoli britanik.

“Tejet i nderuar të çel iftar me londinezët e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve. Sot kemi dhënë një mesazh të qartë dhe të zëshëm: Diversiteti i Londrës është fuqia dominante e saj”.

Sadiq Khan, besimtar musliman me prejardhje nga Pakistani, fitoi besimin e votës së britanikëve të Londrës në vitin 2016, duke u bërë i pari kryebashkiak me prejardhje emigrante.
Khan është praktikues i Islamit që rregullisht mban Ramazan dhe merr pjesë në Xhaminë Al-Muzzammil në Tooting të Londrës. Kritikët e përshkruajnë Khan si “një musliman të moderuar dhe social liberal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *