Lajme

Është përdorur forcë në largimin e migrantëve nga Kroacia

Pas disa muajve të mohimeve zyrtare, e pranon presidentja

Mundësia më e mirë e imigrantëve të bllokuar në Bosnje e Hercegovinë është që ta kalojnë kufirin me Kroacinë për të hyrë në zonën e Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit të kaluar, ka pasur dëshmi të përsëritura që Policia e Kroacisë po e përdor forcën kundër atyre që kanë arritur ta kalojnë kufirin, duke i detyruar ata që të kthehen përsëri në Bosnje.

Gjatë një interviste për një televizion zviceran, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, në një mënyrë pranoi se dëbimet janë duke ndodhur. Ajo gjithashtu pranoi se policia e ka përdorur forcën, por mohoi që këto aksione ishin ilegale.

“Kam folur me ministrin e brendshëm, komandantin e policisë dhe zyrtarët në terren dhe më kanë siguruar se nuk kanë përdorur forcë të tepërt. Sigurisht, pak përdorim i forcës është i nevojshëm kur bëhen dëbime”, tha Grabar-Kitaroviq.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Human Rights Watch”, i ka bërë thirrje qeverisë kroate që t’i ndërpresë këto aksione, sepse dëbimi i njerëzve përtej kufirit është vepër ilegale sipas ligjeve ndërkombëtare./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *