Kuriozitet

Burrat shqiptarë marrin stafetën, renditen të parët në Europë për t’u marrë jetën grave të tyre

Shqipëria listohet në listën e atyre vendeve që ka numrin më lartë të burrave që u kanë marrë jetën grave të tyre. Sipas të dhënave publikuara nga INSTAT kishte 3.5 vrasje për 100 mijë banorë.

Ndërsa sipas një raporti të UNODC, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë në Europë. Në vendin e dytë pas Shqipërisë renditet Islanda. Vetëm gjatë këtij viti shumë gra u është marrë jeta sepse burrat e tyre ishin xheloz për to.

Rasti më i tmerrshëm ishte i një çifti që jetonte në Durrës, ku burri i mori jetën gruas sepse ajo kishte filluar të vishej bukur kur shkonte në punë.

Shkak për numrin kaq të lartë të vrasjeve renditet mentaliteti i mykur ku gruaja shikohet si pronë e burrit.

src

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *