Kuriozitet

Nevina Shtylla bën ndryshimin e papritur në pamje, moderatorja nuk e njeh më veten

Nevina Shtylla ka vendosur të bëjë një ndryshim të papritur në pamje pak para fillimit të sezonit të ri televiziv. Moderatorja e cila gjithnjë i ka qëndruar besnike flokut të zi, tanimë ka ndryshuar tërësisht.

Në foton e fundit Nevina është shfaqur me një ngjyrë më të çelët flokësh dhe me fije bjonde.

“Kush është kjo vajza?”, shkruan Nevina e cila siç duket i ka pëlqyer shumë ndryshimi në pamje.

Kujtojmë që fundmi moderatorja ishte shumë e komentuar për jetën private pasi iu zbulua lidhja që e mbante të fshehtë.

Nevina është e lidhur me Arbër Myftarin, jurist dhe çifti janë prej tre vitesh të lidhur.

src

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *