Futboll Georginio Wijnaldum Jurgen Klopp Liverpool F.C. Sport

Wijnaldum: Klopp kishte veshur të brendshmet e Ronaldos para finales me Realin

Të gjithë fansat e futbollit e dijnë se Jurgen Klopp është një trajner që i motivon shumë lojtarët e tij. 

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka zbuluar detaje interesante nga finalja e Kievit ku Liverpooli u mposht nga Reali i Madridit 3-1.

Holandezi ka zbuluar se Jurgen Klopp atë natë kishte veshur të brendshmet e brenduara të Cristiano Ronaldos dhe kishte futur fanellën brenda pantalloneve që ato të vërehen.

Presioni mbi futbollistët e kishte qenë i madh, pasiqë Liverpooli nuk kishte luajtur finale që nga viti 2007.

“Kur ai u fut në zhveshtore ai kishte futur bluzën në pantallona dhe shiheshin të brendshmet  e Ronaldos ku shkruante CR7. Ne nuk u përmbajtëm dot dhe qeshëm shumë. Ai na tërhoqi vëmendjen me këtë veprim dhe ishim më të relaksuar. Klopp e kishte bërë me qëllim këtë për të na liruar nga presioni. Ai bën shaka gjatë gjithë kohës. Kur trajneri ka vetëbesim ka ndikim edhe te lojtarët.  Atë e kemi si baba. Me shakatë dhe gjuhën e trupit ai na bën që të ndjehemi më të lirë”, ka deklaruar Wijnaldum.

 

 

 

The post Wijnaldum: Klopp kishte veshur të brendshmet e Ronaldos para finales me Realin appeared first on Albasport.

src

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *