Lajme

Shkencëtarët australianë: Ky ilaq mund ta sheroj COVID-19…

Shkencëtarët australianë kanë publikuar një studim që tregon se Ivermectin, një ilaç i miratuar anti parazit, që mund të gjendet në të gjithë botën, është shumë efektiv kundër virusit Covid 19 kur aplikohet në një kulturë qelize të infektuar.

Pandemia e koronavirusit ka prekur më shumë se një milionë njerëz në të gjithë botën, dhe më shumë se 60 mijë viktima. Për momentin nuk ka as një vaksinë dhe as një trajtim për të.

Por ky studim i fundit, i kryesuar nga universiteti Monash i institutit të zbulimeve bio-mjekësore, në bashkëpunim me institutin Peter Doherty, tregon se Ivermectina redukton ARN-në virale të Covid 19, të pranishme në kulturën e qelizave në masën 93 për qind pas 24 orësh dhe në 99.8 për qind pas 48 orësh dhe tregon kështu se trajtimi me Ivermectin çon në humbjen e thuajse të gjithë materialit viral.

Sidoqoftë, testet janë kryer in vitro dhe prova të tjera do të duhet të kryheshin tek njerëzit për të parë nëse ilaçi është me të vërtetë efektiv kundër Covid 19. Dokumentat thonë se zhvillimi i një anti-virusi efektiv për koronavirusin, nëse i jepet pacientëve në fillim të infektimit të tyre, mund të kufizojë ngarkesën e tyre virale, të ndalë progresin e sëmundjes dhe të pengojë transmetimin. Kërkuesit besojnë se Ivermectin mund të jetë një antiviral i dobishëm në luftën kundër Covid 19.

Ai në fakt është studiuar si një trajtim i mundshëm edhe për një numër virusesh të tjera, përfshirë ethet tropikale, HIV dhe Zikën. Ai është edhe në listën e OBSH të ilaçeve thelbësore për trajtimin e infeksioneve nga parazitët përfshirë morrat, zgjeben etj.

adm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *